• Rreth BDO KOSOVA

Rreth BDO KOSOVA

BDO Kosova Sh.p.k., është një firmë anëtare e BDO International, që është rrjeti i pestë më i madhë në botë në fushën e  kontabilitetit, auditimit dhe taksave. BDO Kosova ofron shërbime të auditimit, të kontabilitetit, taksave dhe këshilla për biznesin si dhe shërbime tjera për një gamë të gjerë të bizneseve, institucioneve financiare dhe për organizatat jofitimprurëse.

BDO kombinon njohuritë e saj për tregun vendor me eksperiencën ndërkombëtare që rrjedh nga anëtarësia e saj në BDO International, duke u ofruar klientëve të saj shërbime të një cilësie të lartë.

Objektivi ynë është për tu ofruar klientëve tanë një shërbim të vazhdueshëm në të gjithë botën. Ne e dimë se kudo që të jeni në botë, marrëdhëniet e ngushta dhe efektive janë të rëndësishme për ju prandaj ne jemi të angazhuar për bashkëpunim afat-gjatë si këshilltari juaj i besuar.