Audit, tailored to your needs.
Një auditim i suksesshëm ndihmon bizneset të shtojnë vlerën e tyre dhe të reduktojnë rreziqet. Mbështetur nga një prej rrjeteve më të mëdha botërore të kontabilitetit dhe konsulencës, BDO ofron një sërë burimesh për të adresuar çështjet teknike komplekse si dhe udhëzime nga profesionistë të cilët janë të njohur si lider në fushat e tyre. Raporti ynë i lartë partner - punonjës garanton që ju të keni qasje të pakrahasueshme tek profesionistët me përvojë të lartë dhe vendimmarrje.
Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh në fushën e raportimit financiar:
- Auditim të Pasqyrave Financiare në përputhje me standardet lokale dhe ndërkombetare të auditimit (SNA);
- Auditim për pajtueshmërinë me ligjet & rregullat;
- Auditime dhe shqyrtime për qëllime speciale;
- Auditime të brendshme;
- Misione të transparencës financiare / Due diligence;
Auditorët e BDO në gjithë botën përdorin të njëjtën platformë dhe software auditimi duke përshtatur shërbimet tona në mënyrë specifike për nevojat individuale të çdo klienti. Kjo qasje na lejon që t’u ofrojmë kompanive globale përditësime në kohë reale, kudo dhe kurdo ato janë të nevojshme.