Menaxhimi Financiar, Shërbimet e Konsulencës në lidhje me blerjen e bashkimin e ndërmarrjeve si dhe vlerësimin e tyre
Ndërsa bota në të cilën operon biznesi bëhet gjithnjë e më e vështirë për shkak të ndryshimeve rregullatore, ndryshimeve në sistemin e taksave dhe pasigurisë politike, biznesi juaj ka nevojë për një konsulent i cili vepron si një bartës i ndryshimeve, duke ndihmuar për të maksimizuar vlerën për aksionarët, arritur objektivat e likuiditetit, përshpejtuar strategjitë e rritjes dhe për të rritur kapitalin.
Departamenti i Corporate Finance i BDO përbëhet nga profesionistë vlerësimi, profesionistë për bashkimin apo blerjen e ndërmarrjeve, të cilët e kuptojnë kompleksitetin e plotë të nevojave, strukturën e kapitalit dhe strategjitë e klientëve tanë. Me përvojë të thellë në të gjitha llojet e industrive, ne ofrojmë kompanive një gamë të plotë shërbimeve të vlerësimit, mbështetje në transaksionet e blerjes dhe bashkimit, dhe shërbimeve të tjera këshilluese me qasjen tonë personale, proaktive dhe të orientuar drejt rezultateve.
Falë rrjetit tonë global ne jemi në gjendje të ofrojmë zgjidhje të plotë për nevojat financiare lokale si dhe ndërkombëtare të klientëve tanë.